LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari Ajeti kërkon falje: Do të pranoj çdo vendim që vjen nga FFK

Gjyqtari Ajeti kërkon falje: Do të pranoj çdo vendim që vjen nga FFK

Gjyqtari kryesor i ndeshjes mes Dukagjinit dhe Prishtinës, Mentor Ajeti, është një nga personat më të komentuar të momentit në futbollin vendor për shkak të një gabimi në ndeshjen e javës së 19-të në Albi Mall Superliga.

Pas reagimeve të shumta ka ardhur edhe reagimi publik i Ajetit, i cili e ka pranuar gabimin e bërë në këtë ndeshje kur e pranoi golin e parregullt të klinasve.

Për këtë ai ka kërkuar falje, dhe thotë se ishte një gabim i paqëllimshëm dhe njerëzor.


Prishtina kërkon që ndeshja ndaj Dukagjinit të ri-luhet
Lexo po ashtu Prishtina kërkon që ndeshja ndaj Dukagjinit të ri-luhet

“Edhe unë dua ti kërkoj falje FC Prishtinës, FFK-së dhe gjithë futbolldashësve dhe shpresoj që gabimi që unë kam bërë ditën e djeshme të konsiderohet si gabim i imi dhe ekipit të gjyqtarëve dhe jo të etiketohen njerëz të tjerë”, ka thënë Ajeti në letrën e tij.

Ajeti i kërkoi falje Prishtinës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe sportdashësve, derisa për gabimin tha se është njerëzor dhe se do të pranojë çdo vendim që vjen nga FFK. /Telegrafi/

Postimi i plotë në rrjetin social Facebook