LAJMI I FUNDIT:

Lizzo vodhi vëmendjen në “Brit Awards 2023” me fustanin interesant ngjyrë rozë

Lizzo vodhi vëmendjen në “Brit Awards 2023” me fustanin interesant ngjyrë rozë
Lizzo në "Brit Awards 2023"

Ajo u ngjit në skenë në “The Brit Awards 2023” me një fustan rozë me një pjesë interesante, ndërsa 34-vjeçarja performoi një përzierje me tre këngë nga albumi i saj i fundit i titulluar “Special”.

Lizzo më pas filloi interpretimin e këngës së famshme “2 Be Loved (Am I Ready), përpara se të përfundonte me një nga hitet më të mëdha të vitit të kaluar “About Damn Times”.

Nuk do të ishte një performancë e artistes së famshme pa flautin e saj, të cilin e nxori në fund për një tjetër projekt solo.


Fansat e Lizzos ishin të gëzuar e të kënaqur nga performancat e saj, me qindra njerëz që ndanë adhurimin e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

Brit Awards 2023 shpall fituesit
Lexo po ashtu Brit Awards 2023 shpall fituesit

E njëjta është vlerësuar vazhdimisht për guximin e saj për të qenë vetvetja dhe autentike.

Lizzo në “Brit Awards 2023”

Ajo ishte në garë për ‘Artistin/en Ndërkombëtare të Vitit’ dhe ‘Këngën Ndërkombëtare të Vitit’ për “About Damn Time”, por humbi karshi Beyonces.

Nga ana tjetër, Harry Styles ishte artisti që kryesoi me më së shumti çmime të fituara në “Brit Awards”.

Lizzo në “Brit Awards 2023”

Fituesit duhet theksuar që janë shpallur në një ceremoni të organizuar në 02 Arena në Londër. /Telegrafi/

Lizzo në “Brit Awards 2023”