Disa janë “të ndaluara”, disa të tjera të dëmshme! Kush nuk bën të marrë suplemente – pasojat janë të ndryshme
Dashamirët e një jete të shëndetshme, si dhe ata që duan ta fillojnë atë, shpesh, përveç stërvitjes, vendosin edhe për disa suplemente ushqimore – bëhet fjalë për këto suplemente
Sot ato janë shumë të njohura dhe shumë personalitete, influencues dhe sportistë me ndikim dhe të famshëm i rekomandojnë. Megjithatë, si në çdo gjë, suplementet nuk duhen tepruar.
A janë dhe sa shëndetshme janë suplementet?
Suplementet janë një shtesë në të ushqyerit dhe nuk mund të zëvendësojnë ushqimin e përditshëm. Vetëm për shkak se diçka është bimore dhe natyrale nuk do të thotë se është plotësisht e padëmshme. Substancat që kanë një efekt të provuar në organizëm mund të jenë të dobishme, por edhe të dëmshme, veçanërisht për të rinjtë, transmeton Telegrafi.
Vitamina D
Ne ishim të informuar se vitamina D mund të ketë disa efekte të padëshiruara. Kur u shfaq coronavirusi, papritmas ajo vitaminë u bë e mirë në sasi të mëdha. Është shumë e dobishme, veçanërisht për njerëzit obezë dhe depresivë.
Vitamina C dhe B
Vitamina C dhe vitamina B janë të tretshme në ujë, që do të thotë se ato treten në ujë dhe ekskretohen menjëherë. Do të shihni që kur pini vitamina nga grupi B, urina juaj do të jetë e verdhë e ndezur pas gjysmë ore. Janë të mira sepse nuk grumbullohen në trup.
Njerëzit zakonisht kujtohen të marrin vitamina kur sëmuren nga malinjiteti dhe kjo nuk është një kohë e mirë. Kur përdoret kimioterapia, radioterapia duhet të shmangen vitaminat A, C dhe E, paralajmërojnë mjekët. Për të gjithë ata që janë në dietat afatgjata, rekomandohet marrja e preparateve të zinkut dhe grupit B, sepse energjia e ultë çon në marrjen më të ulët të vitaminës B, e cila është e rëndësishme për humbjen e peshës dhe djeg karbohidratet dhe yndyrat. Ndërsa vitamina A mund të jetë e dëmshme për gratë shtatzëna.
Zorrët tona nuk bëjnë dallimin e suplementeve. Kur mbushni zorrët me papastërti të ndryshme, zorrët marrin atë që është më e bollshme. Simptomat dhe pasojat e para pas përdorimit të tepërt të suplementeve mund të jenë të ndryshme. Me vitaminën D, për shembull, shfaqen dhimbje stomaku, nauze, rënie e flokëve, erë e keqe e gojës.
Suplementet shpesh nuk kalojnë kontrolle rigoroze! Disa ndalohen vetëm pasi kanë ndodhur disa vdekje! Askush nuk kontrollon nëse ka aq miligramë sa thuhet. Kështu është kudo në botë. Germanium 132 njihet si një substancë që mund të dëmtojë veshkat. Vitamina B17 nga farat, poashtu është një substancë toksike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City