LAJMI I FUNDIT:

Pse grepi metalik në metër është gjithmonë pak i lirshëm?

Pse grepi metalik në metër është gjithmonë pak i lirshëm?

Të gjithë mendojnë që është gabim, por në fakt është një arsye – dhe do t’ju befasojë!

Nëse keni një metër metalike, atë të “mjeshtërve” e cila me sustë nxirret dhe futet në kuti plastike, me siguri keni vënë re që “grepi” në majën e saj gjithmonë është paksa lirshëm i përforcuar.

Jo, nuk bëhet fjalë për një prodhues të keq, nuk bëhet fjalë për gabim! Ka një arsye shumë të fortë, dhe truku u zbulua nga një vajzë e quajtur Doris në një video në TikTok që u shikua nga pothuajse shtatë milionë njerëz.


Do të habiteni, por ajo që duket si një gabim dizajni ose prodhimi është në fakt një “mjet” i fuqishëm që ndihmon për të bërë matjen sa më të saktë, transmeton Telegrafi.

E para, të shpjegojmë përse shërbejnë këta grepa. Është shumë e thjeshtë, ata janë vënë aty, sepse zakonisht kemi pak hapësirë që ta vëmë “veglën” në mënyrën e duhur, na nevojitet një “vatër”, diçka që do të sigurojë që ne mund të zgjasim pa probleme shiritin metalik dhe të matim gjatësinë e objektit të caktuar. Me siguri këtë tashmë e keni ditur.

Por, përse është i lirshëm grepi? Trashësia e këtij grepi metalik është 1,6 mm. Ndërsa centimetri i parë i shiritit matës është – supozoni – 1,6 mm më i shkurtër. Kjo do të thotë që ju mund ta kapni shiritin për skajin e objektit të dëshiruar ose ta vendosni atë të sheshtë në një objekt (më pas të matni) dhe të merrni përsëri të njëjtën matje të saktë.

Shikoni se si e shpjegoi Doris në videon që i bëri tiktokerët të mençur.

♬ Lost In Tape (Instrumental) – The Young Ebenezers

/Telegrafi/