LAJMI I FUNDIT:

Qeni i një çifti nga Kalifornia thyen rekordin Guinness për qerpikët e gjatë

Qeni i një çifti nga Kalifornia thyen rekordin Guinness për qerpikët e gjatë

Qeni i një çifti nga Kalifornia ka thyer rekordin Guinness për shkak të qerpikëve të gjatë që ka prej 7 inç.

Coco-s iu matën qerpikët tre herë nga një veteriner, i cili konfirmoi se qerpiku ishte rritur natyrshëm.

Qeni i përket pronarëve, Rachelle Parks dhe Michael Babich.


Coco theu rekordin pasi gjatësia e qerpikëve të saj u konfirmua nga Guinness, duke tejkaluar rekordin e një qeni australian me emrin Ranmura që kishte qerpikët 6.69 inç. Ranmura kishte thyer rekordin në vitin 2014. /Telegrafi/