LAJMI I FUNDIT:

Takimi Gashi-Mickoski në Kuvend, asnjëri nuk e pranon këtë

Takimi Gashi-Mickoski në Kuvend, asnjëri nuk e pranon këtë

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi janë parë mbrëmjen e sotme në Kuvend. Gjatë daljes nga Kuvendi, kreu i Alternativës Afrim Gashi nuk e mohoi takimin e kreun e opozitës maqedonase, Mickoski. Ai për “KlanM” deklaroi se është detyrë e liderëve dhe politikanëve që të takohen në të mirë të vendit.

“Në Parlament kemi takime të ndryshme me gjithë kryetarët e partive politike. Këto ditë do të kem takime të ndryshme me plotë deputetë. Për momentin jemi duke biseduar për intencën kryesore që të arrihet deri të ndryshimet kushtetuese e një numër prej 80 deputetëve. Këtë e kemi shumë të rëndësishme. Në funksion të kësaj është detyra jonë që të takohemi me të gjithë kolegët e të bisedojmë që si mund ta arrijmë këtë qëllim sa më shpejtë. Derisa takohemi në Parlament është çështje e takimeve që kanë të bëjnë me funksionimin dhe arritjen e shumicës së 2/3-ve në Parlament”, deklaroi Afrim Gashi duke dalur nga Kuvendi.

Ndërkaq kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Micksoki nuk deshi ta pranojë takimin me Gashin. Vetëm shkurtimisht deklaroi se janë përshëndetur.


“Me Micevski u takuam folëm për aktivitetet e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së në periudhën që po vjen… Me z. Gashi kalimthi u përshëndetëm në korridor”, tha Mickoski.

Takimi në fjalë vjen pas atij që kreu i Alternativës e kishte me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, më herët gjatë ditës, ku siç raportohet, kryeministri ia ka kumtuar Gashit marrëveshjen me ASH-në dhe pozitat që partnerët e koalicionit qeveritar duhet t’i lirojnë për partinë e Taravarit.

Ndërkaq, sonte Alternativa duhet të vendosë se si do të veprojë më tutje dhe a do të vazhdojë të jetë pjesë e shumicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori