LAJMI I FUNDIT:

Në Bosnje-Hercegovinë do të fillojë të funksionojë bankomati i parë për Bitcoin

Në Bosnje-Hercegovinë do të fillojë të funksionojë bankomati i parë për Bitcoin

Në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës, Sarajevë së shpejti do të fillojë të funksionojë bankomati i parë për Bitcoin, ku qytetarët do të mund të blejnë dhe shesin kriptovaluta.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për ditën kur do të fillojë të funksionojë bankomati i parë në lokacionin e përmendur, raporton klix.ba.

“Projekti është në fazën përfundimtare për licencim. Për sa i përket neve, gjithçka është gati. Për sa i përket pritshmërive tona, do të habiteshit të shihni sesa njerëz tregtojnë në këtë mënyrë. Nuk kemi dyshime për suksesin në treg”, njoftoi kompania Virtual Planet që qëndron pas këtij projekti.


Në të gjithë botën, kriptovalutat vlerësohen në mënyra të ndryshme. Kështu, në Singapor ato përcaktohen si shërbim, në Amerikë si kapital, ndërsa në Gjermani trajtohen si para private.

Ajo që mund të jetë problem është se qarkullimi i kriptomonedhave në Bosnje dhe Hercegovinë ende nuk është i rregulluar me ligj.

Shpresohet që hapja e ATM-së së parë të Bitcoin në shtetin boshnjak do të kontribuojë në rregullimin ligjor të tregut të kriptomonedhave. /Telegrafi/