LAJMI I FUNDIT:

Ky është maçoku me pamje më të pikëlluar që keni parë ndonjëherë

Ky është maçoku me pamje më të pikëlluar që keni parë ndonjëherë

Një maçok melankolik është cilësuar si më i pikëlluari nga adhuruesit e tij.

Pancho, 13 vjeç, është nga Maizuru, Japoni, dhe me sytë e tij të varur dhe shprehjen e mërzitur ai ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve.


Pronarja e maçokut Akira Maizuru tha se pavarësisht pamjes, ai në fakt është një maçok shumë i lumtur, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë e duan Pancho-n dhe Pancho gjithashtu i do ata. Ai ka raporte të mira me të gjithë. Është shumë i llastuar”, tha ajo.

“Nëse flas me të derisa fle gjatë ditës dhe shkrepi një fotografi, unë shumë lehtë mund të shkrep një fotografi të mirë. Por Pancho mund të duket problematik në disa raste”.

Akira e mori në mbrojtje maçokun 13 vjet më parë kur e gjeti të braktisur. /Telegrafi/