LAJMI I FUNDIT:

Eleni Foureria bëhet nënë për herë të parë

Eleni Foureria bëhet nënë për herë të parë
Foto: Vogue

Eleni Foureira thuhet se ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë të martën (7 shkurt).

Sipas informacioneve që kanë shpërndarë mediet greke, këngëtarja dhe partneri i saj, Alberto Botia, janë bërë prindër për herë të parë – të një djali.

Lajmin për shtatzëni ndërkohë artistja shqiptare e kishte bërë të ditur më 13 nëntor.


View this post on Instagram

A post shared by Eleni Foureira (@foureira)

E shtrirë në një shtrat pranë Albertos, partnerit të saj dhe babait të vogëlushit, ajo njoftoi se do të kenë fëmijën e parë.

Pak para se të lindte, këngëtarja e njohur ka folur për revistën “Vogue Greece” për përpjekjet që ka bërë deri sa mbeti shtatzënë dhe IVF-në e dështuar që kishte.

Të gjitha lajmet nga Eleni Foureira
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eleni Foureira

“Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë, thjesht e kam pasur shumë të vështirë. Kam kohë të gjatë që po mundohem, thjesht ishte më e vështirë për mua, si për shumë gra të tjera. Dua t’u them atyre se nuk duhet të zhgënjehen kurrë”, deklaroi fillimisht ajo.

View this post on Instagram

A post shared by Eleni Foureira (@foureira)

Siç ka përmendur më vonë, ajo vetë kishte një vit e gjysmë që po përpiqej të bënte një fëmijë.

“Aty ku të vjen dëshira të heqësh dorë, ku thua se nuk duroj të shoh një tjetër test negativ, ndodh një mrekulli. Kam luftuar për 1.5 vjet, kam kaluar IVF të dështuara, shumë mjekë dhe më në fund erdhi fëmija sigurisht”, tha Eleni Foureira.

View this post on Instagram

A post shared by Eleni Foureira (@foureira)

Në javët e para të shtatzënisë, pata një abort që më detyroi të anuloja të gjitha angazhimet e mia të punës dhe të qëndroja në shtrat për tre muaj. Ishte një kohë e vështirë për mua. U mërzita, rashë shumë” , kujton Eleni Foureira.

Theksojmë që historia e dashurisë me Elenit dhe Albertos nisi gjegjësisht në vitin 2016. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Eleni Foureira (@foureira)