Ligji për marrëdhënie pune në Maqedoni, trajtim të barabartë të punëtorëve
Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do të përmbajë dispozita të sakta dhe precize, dhe që nuk do të lërë hapësirë për interpretime të ndryshme të çështjeve të njëjta. Ne po sjellim një zgjidhje sistematike që do t’i përgjigjet nevojave të një shoqërie moderne, tha ministrja Trençevska.
Në seancën për Projektligjin e ri për Marrëdhënie Pune, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale prezantuan para përfaqësuesve të Odës së Avokatëve, gjykatësve, prokurorëve publik, profesorëve, ekspertëve të së drejtës së punës, si dhe përfaqësuesve të Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Agjencisë për Punësim të Maqedonisë së Veriut, risitë kryesore në zgjidhjen e re ligjore të propozuar.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trencevska foli për rëndësinë e këtij debati publik dhe mundësinë për të dëgjuar mendimet e avokatëve dhe gjykatësve të cilët e zbatojnë ligjin, si dhe mendimin e ekspertëve, në drejtim të krijimit të një zgjidhjeje ligjore dhe zbatimit të saj të suksesshëm. “Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do të përmbajë dispozita të sakta dhe precize, dhe që nuk do të lërë hapësirë për interpretime të ndryshme të çështjeve të njëjta. Ne po sjellim një zgjidhje sistematike që do t’i përgjigjet nevojave të një shoqërie moderne”, deklaroi Trencevska.
Pjesë e këtyre risive të projektligjit për marrëdhënie pune është edhe kohëzgjatja e kontratave me afat të caktuar, faktikisht nga 5 vitet e deritanishme do të shkurtohet në dy vite ndërsa rinovimi i tyre do të bëhet 3 herë brenda dy viteve.
Ndryshime ka edhe në kontratat e përkohshme të caktuara në kryerjen e punëve sezonale, si dhe mundësia që punëdhënësi të paguajë kontributet e punonjësit sezonal për 12 muaj, me detyrimin se punëtori do të punojë edhe gjatë sezonit të ardhshëm tek i njëjti punëdhënës. Për sa i përket të drejtave dhe detyrimeve të marrëdhënies së punës, punëtorët me orar jo të plotë janë të barabartë me punëtorët me orar të plotë, duke përjashtuar këtu pagat dhe shtesat të cilat janë në përpjesëtim me orarin e punës së punëtorit. Si përgjigje ndaj nevojave që po lindin nga zhvillimi i teknologjisë dhe përvojave gjatë pandemisë, po futet edhe mundësia e punës në distancë.
Në debatin publik për kontratat kolektive, vlefshmërinë e tyre, si dhe veprimet e Inspektoratit Shtetëror të Punës i cili si organ kontrollues, mbikëqyr zbatimin e rregullave ligjore. Të pranishmit në këtë debat publik e mirëpritën miratimin e ligjit të ri për marrëdhëniet e punës, i cili siç u theksua, prezanton institute të reja juridike të cilat nuk do të lënë boshllëqe dhe dilema ligjore në interpretimin dhe zbatimin e tij, dhe që në të njëjtën kohë ka përputhje me instrumentet ndërkombëtare. Debatet publike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, si dhe para se të dorëzohet në Qeveri për miratim dhe të futet në procedurë parlamentare, do të debatohet edhe në Këshillin Ekonomik dhe Social.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!