LAJMI I FUNDIT:

I gjenden 48 mijë euro të fshehura në autobus, nën hetim shoferi i kapur në Muriqan

I gjenden 48 mijë euro të fshehura në autobus, nën hetim shoferi i kapur në Muriqan

Një 35-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Pikën Kufitare të Muriqanit, pasi në autobusin që drejtohej prej tij u gjet një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara.

Shuma prej 48,100 euro ishte fshehur në autobusin që vinte në Shqipëri nga një vend i Bashkimit Evropian.


Mbi të riun tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në kuadër të planit të masave të hartuar nga DVKM Shkodër, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë ndaluar për kontroll të detajuar autobusin e një linje transporti ndërkombëtar, me drejtues shtetasin R. A.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur 48,100 euro, të cilat drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., i kishte fshehur në një çantë, me qëllim që të mos i deklaronte sipas përcaktimeve ligjore. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Deputeti i

Deputeti i "Junts" në Parlamentin spanjoll: Kosova është shtet i pavarur, Qeveria e Spanjës duhet ta njohë

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë

Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë

Kronika e Zezë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kalo në kategori