MPJ: Nëntë shtetasit RMV-së të gjetur në Turqi janë të sigurt, do të kthehen në vend
Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga ngjarja në pjesën juglindore të Turqisë, numri i qytetarëve të vdekur, të konfirmuar nga institucionet kompetente turke, ka kaluar 1500, ndërsa numri i të lënduarve aktualisht është rreth 10 mijë. Si pasojë e tërmetit u shkatërruan mbi 3700 ndërtesa, njoftojnë nga MPJ e RMV-së.
Më së rëndi janë goditur dhjetë qytete, mes të cilëve: Gaziantep, Kahramanmaras, Hataj, Osmanije, Adijaman, Malatija, Shannliurfa, Adana, Dijarbakit dhe Kilis. Në këtë rajon komunikimi normal është i ndërprerë, dhe kushtet komplekse të motit, të përcjella me temperatura jashtëzakonisht të ulëta, reshje bore dhe ulje të dukshmërisë, e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e pasojave.
“Nëntë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët janë gjetur në zonën e prekur (tetë nxënës dhe mentori/mësuesi i tyre, të cilët përmes programit “Erasmus Plus” qëndrojnë në Republikën e Turqisë), sipas informacioneve të fundit, janë të sigurt dhe jo në gjendje të rrezikshme për jetën. Bëhet fjalë për nxënës të shkollave të mesme nga Gostivari, ndërsa nxënësit tjerë vijnë nga – Mavrova, Tetova etj.
Pas udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasada në Ankara dërgoi diplomat së bashku me një automjet shtesë – një furgon – me të cilin shtetasit e rrezikuar do të drejtohen në një vend të sigurt nga ku do të vazhdojnë udhëtimin për në Maqedoninë e Veriut”, njoftojnë nga MPJ.
Informacionet e fundit thonë se njëri nga fëmijët, i cili ka frakturë, i është nënshtruar trajtimit mjekësor dhe është gati për udhëtim dhe do të kthehet në vend së bashku me grupin, sapo të mbërrijë diplomati i Ambasadës në Ankara në vend ngjarje.
Edhe informacionet e fundit nga Ambasada në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme në Stamboll të marra në orën 18:30 (ora 16:30 MKD) nuk ka qytetarë tanë të tjerë që janë në rrezik, ose që kanë nevojë për ndihmë, dhe misionet tona mbeten të hapura për ndërhyrjen e mundshme nëse lind nevoja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?