LAJMI I FUNDIT:

Atlas Air e feston dërgesën e fundit të Boeing 747 me një ‘homazh unik’ për “Mbretëreshën” e ajrit

Atlas Air e feston dërgesën e fundit të Boeing 747 me një ‘homazh unik’ për “Mbretëreshën” e ajrit

Atlas Air e dërgoi 747-shin të fundit të prodhuar ndonjëherë më 1 shkurt, duke shënuar fundin e dërgesave të 747 nga Boeing pas 53 vjetësh.

Një ditë pas një ceremonie gala të përshtatshme për “Mbretëreshën e Qiejve”, 747-8F e regjistruar si N863GT goditi pistën 16R të Paine Field dhe u ngrit në ajër teksa shikuesit e mbledhur aty shikonin të mahnitur.

Pas një kalimi të ulët në Paine, fluturimi u nis drejt lindjes për në Cincinnati, por jo përpara se të bënte një “homazh të veçantë” për 747, raporton flightradar24, transmeton Telegrafi.


Teksa ishte rrugës nga Everett për në Cincinnati, piloti i Atlas Air 747 vendosi që “ta vizatojë një kurorë” dhe numrin “747” mbi qiellin e pjesës lindore të Uashingtonit.

Veprës së artit qiellor me diametër 152 kilometra (94.5 milje) e gjerë dhe 95,8 km (59,5 milje) e lartë iu deshën 2 orë e 35 minuta për t’u përfunduar në një lartësi prej afro 4 mijë metrave (12,775 feet).

Plani i fluturimit për këtë pjesë të fluturimit përfshinte 39 pika të veçanta. /Telegrafi/