LAJMI I FUNDIT:

“Nuk kam asnjë problem me Mbappen”, Messi flet për marrëdhënien me francezin pas finales së tensionuar të Kupës së Botës

“Nuk kam asnjë problem me Mbappen”, Messi flet për marrëdhënien me francezin pas finales së tensionuar të Kupës së Botës

Lionel Messi këmbëngul se ai ka një marrëdhënie të fortë me bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe zbuloi se ata kanë diskutuar së bashku për finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.


Në një intervistë tjetër të zhvilluar me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Messi u pyet për marrëdhënien e tij me bashkëlojtarin e tij, Mbappe, ku të dy duhet të ndajnë qendrën e vëmendjes në kryeqytetin francez, ndërkohë që luftojnë për të qenë më i miri në botë.

Messi ka thënë se nuk ka pasur kurrë asnjë problem me Mbappen, përkundrazi e kalojnë mirë mes vete.

“Po, ne folëm për lojën, festimet se si kishin jetuar njerëzit në Argjentinë në ato ditë që kisha qenë unë. Pushimet dhe festat që kishim. Dhe asgjë, asgjë më shumë, por mirë, shumë mirë”, u përgjigj fillimisht Messi për gazetën Ole.

“Unë isha gjithashtu në anën tjetër, nuk duhej të humbja edhe një finale botërore dhe nuk doja të dija asgjë për këtë, për atë që kishte ndodhur. Asgjë që kishte të bënte me Kupën e Botës në atë kohë”.

“Prandaj as unë nuk dua të flas për këtë, por e vërteta është se me Kylian nuk ka asnjë problem, përkundrazi”, përfundoi ylli argjentinas.

Argjentinasi e çoi kombin e tij deri në lavdinë e trofeut në Katar – megjithëse atyre iu desh të luftonin fort për të pasi Mbappe bëri një rikthim të bujshëm për ta dërguar finalen në kohë shtesë dhe penallti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori