LAJMI I FUNDIT:

Stojko Stojkov: Tensionet do të ishin në dobi të politikës bullgare antimaqedonase dhe do të dëmtonin Maqedoninë

Stojko Stojkov: Tensionet do të ishin në dobi të politikës bullgare antimaqedonase dhe do të dëmtonin Maqedoninë

Stojko Stojkov nga partia e maqedonasve në Bullgari OMO Iliden Pirin thotë se të shtunën nuk do të vijë personalisht në Maqedoni për të vendosur lule mbi varrin e heroit Goce Dellçev në Shkup, por sqaron se ka maqedonas nga Bullgaria që po përgatiten të vijnë. Megjithatë, nëse me siguri do të vijnë dhe në çfarë numri, ai nuk e di dhe nuk mund ta konfirmojë.

Ai beson se nëse ndodhin tensione dhe trazira, kjo do të jetë në dëm të Maqedonisë. Nuk përjashtohet mundësia që e gjithë kjo të jetë një skenar i planifikuar paraprakisht.

“E di që njerëzit po bëhen gati të vijnë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Tensionet do të ishin në favor të politikës bullgare antimaqedonase dhe në dëm të Maqedonisë. Ato do të përdoren për shantazhe të reja kundër Maqedonisë dhe për të justifikuar politikën bullgare kundër Maqedonisë. Është një provokim i qëllimshëm për të nxitur një reagim nga maqedonasit, i cili më tej do të paraqitet si antibullgar, si me klubet”, thotë Stojkov.


Në lidhje me atë nëse Bullgaria mund të vërë veton ndaj negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Evropian (BE), nëse ndodhin incidente në varrin e Dellçevit, ai shton se gjithçka është e mundur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori