LAJMI I FUNDIT:

Tupançeski: Nuk jam i sigurt nëse ndërrimi i ministrave është zgjidhja më e mirë

Tupançeski: Nuk jam i sigurt nëse ndërrimi i ministrave është zgjidhja më e mirë

Nuk jam i sigurt se ndërrimi i shpejtë i ministrave është zgjidhja më e mirë, por definitivisht nuk varet gjithçka nga Ministria e Drejtësisë, tha Nikolla Tupançevski.

I pyetur për rikonstruimin e mundshëm të Qeverisë me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët, ministri i Drejtësisë, Tupançeski tha se nuk ka absolutisht asnjë barrë se si do të jetë zhvillimi i ngjarjeve dhe se ata patjetër janë të gatshëm t’u përgjigjen të gjitha sfidave.


“Unë thashë që deri në ditën e fundit sa jemi në Ministrinë e Drejtësisë do të japim maksimumin. Nuk do të doja të komentoja për kontekstin politik apo partiak, por ne jemi padyshim një ministri që mund të mburremi me rezultatet e arritura deri më tani.

Mirëpo, edhe ne kemi një ide se si t’i rrumbullakojmë idetë tona të mëparshme në kuptim të realizimit, përmirësimit të gjendjes në vendin tonë”, tha Tupançeski.