Komisioni për Legjislacion, sot ka miratuar raportet e komisioneve kryesore për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, rrjedhimisht ka proceduar për shqyrtim në seancë plenare.
Pro të njëjtit kanë votuar gjashtë deputetë të mazhorancës, kurse nga opozita janë përmbajtur nga votimi.
Megjithatë, vërejtje për këto raporte ka adresuar anëtari i komisionit, deputeti Driton Selmanaj, i cili ka thënë se aty ka vlerësime abstrakte për byronë.
“Është ndoshta prej herëve të para kur shoh vlerësime abstrakte ose kuturu të komisioneve. Në Komisionin për buxhet thuhet se Projektligji për Byronë përmban kosto shtesë buxhetore, por të përballueshme për buxhetin e Republikës së Kosovës. Çka është ky vlerësim kështu? Çka është e përballueshme për buxhetin e Kosovës dhe çka jo? Gjithmonë çdo Projektligj që ka ardhur këtu është përcaktuar qartë sa është kosto buxhetore e këtij Projektligji, madje është nda për vitet vijuese në mënyrë që të dihet qartë pasi janë paratë e taksapaguesve. Te rekomandimi tjetër i Komisionit për integrime evropiane, thotë se Projektligji për Byronë nuk është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së. Ky është një vlerësim shumë i përgjithshëm, a ka rregullore ose direktiva të BE-së që e rregullojnë këtë çështje. Mendoj që nuk ka, por në të kaluarën ka ndodh se kjo çështje nuk është e rregulluar me direktiva të BE-së dhe ne mund të ecim tutje”, tha Selmanaj.
Mirëpo, kryetari i komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi ka thënë se këto vlerësime janë të komisioneve të tjera, për të cilat nuk mund të komentojë të njëjtat.
“Janë ndërtuar si shabllone këto vlerësimet le të themi preventive minimale të komisioneve të përhershme. Le të themi si Komisioni për Buxhet, Integrime Evropiane por edhe ai për Legjislacion kur e ka rolin e komisionit të përhershëm të vlerësimit të përputhshmërisë së projektligjeve me Kushtetutën dhe ligjet. Esencialisht nuk po arrijmë të lëshohemi në thelb të çështjeve që kemi përgjegjësi, deri diku është e kuptueshme. Por kjo nuk t’i dërgojë nga ekstremi në ekstremin tjetër, nëse nuk është e mundur të bëhet vlerësim sa më substancial, kjo nuk do të thotë që të kemi vlerësim sipërfaqësor. Komisioni për Buxhet në rastin konkret do të ishte me rendësi me na konstatuar që buxheti a është planifikuar këtë vit për këtë agjenci, për byronë. Pasi në fakt është planifikuar se buxheti është miratuar në fund të vitit të kaluar. Edhe komisioni për integrime evropiane ka pasur mundësinë me e elaboru, por po kufizohen në minimumin e vlerësimit”, theksoi Rrustemi.
Komisioni ka miratuar në parim edhe Projektligjin për Mjekësinë Ligjore. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë