LAJMI I FUNDIT:

Nefi Useini nuk është më këshilltar në Komunën e Ohrit

Nefi Useini nuk është më këshilltar në Komunën e Ohrit

Këshilli i Komunës së Ohrit në mbledhjen e sotme e pranoi dorëheqjen e këshilltarit Nefi Useini, i cili ishte zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale nga radhët e BDI-së.

Kryetari i Këshillit, Sasho Donev theksoi se Useini ka dhënë dorëheqje të parevokueshme për shkaqe personale.


“Sot në mbledhjen e Këshillit ishte konstatuar dorëheqja e parevokueshme e këshilltarit Useini”, theksoi Donev.

Këshilli pret shkresë zyrtare nga Komisioni Komunal Zgjedhor se kush do të vie në vendin e Useinit.

Biznesmeni i Ohrit dhe këshilltar i deritanishëm Nefi Useini është kryetar i degës së BDI-së në Ohër.

Ndryshe, Useini njihet në opinion edhe për ndërtimet pa leje në rrugën e vjetër Ohër-Strugë. Ai në prill të vitit të kaluar me kërcënime e ndaloi inspektoratin të kryejë hetime në ndërtimet e tij pa leje.

Për Useinin ka lëndë edhe në Prokurorinë e Ohrit.