Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat të hënën se kryeministri Edi Rama është nën hetim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me çështjen ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së.
Sipas Berishës, prokurori amerikan ka marrë autorizim nga juria e madhe prej 24 vetash për të hetuar Edi Ramën dhe kushdo që thotë të kundërtën gënjen ose nuk ka njohuri juridike.
“Edi Rama, me vendim të gjykatës së SHBA është nën hetim total. Ky dokument i publikuar nga Business Insider në shtator të vitit 2022, është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA, Juria e Madhe me 24 vetë, është juria më e madhe për çështjet më sensitive, ka autorizuar prokurorin, ka paraqitur këto kërkesa që i ka miratuar Juria e Madhe për të hetuar, për të nisur hetimin për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare. Prokurori ka marrë autorizimin e gjykatës. Të gjithë ata që thonë se nuk është nën hetim, mashtrojnë më mënyrë të paskrupullt”, tha Berisha.
Duke folur për mungesën e kryeministrit për disa ditë në publik, Berisha në fjalën e tij tha se burime të besueshme i kanë konfirmuar se Rama “u zhduk me kërkesë të ambasadores Yuri Kim”.
“Burime plotësisht të besueshëm më kanë informuar se në heshtjen e Edi Ramës një rol të veçantë ka luajtur guvernatorja Yuri Kim e cila i ka kërkuar të mos bëjë asnjë deklaratë. Po këto burime më thonë se deklarata qesharake e Edi Ramës për të përgënjeshtruar miqësinë me McGonigal, se e ka thënë se e ka mik në anglisht, ka qenë një këshillë e guvernatores”, tha Berisha.
“Po aplikohet kodi i heshtjes ndaj ngjarjes që ka tronditur thellë opinionin e SHBA, Shqipërisë dhe Evropës. Afera Edi Rama-McGonigal është një nga aferat më të shëmtuara. Është një akt që kurrë një kryeministër I një vendi partner nuk mund t’i lejonte vetes të ndërmerrte në SHBA. Ndaj kësaj ngjarje tronditëse Edi Rama u zhduk 5 ditë me kodin absolut të heshtjes. U sëmur nga gripi diplomatik. Burimet thonë se fluturoi jashtë. Ai kishte përdorur një ish-oficer për të korruptuar njeriun e FBI. Edi Rama hesht si kurrë ndonjëherë në jetën e tij”, tha ai.
Berisha është shprehur se ka dokumente autentike që ministra ta kabinetit të qeverisë Edi Rama kanë kërkuar dorëheqjen nga posti i tyre.
“Unë disponojë dokumente autentike për atë që thashë por do i bëjë publike në momentin e duhur. Disponoj dokumente të pakundërshtueshme”, tha ai.
Sipas akt-akuzës, ish zyrtari i FBI-së Charles McGonigal rezulton të ketë marrë një shumë prej 225 mijë dollarësh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza. Kishte qenë vetë McGonigal që në gusht dhe më pas në shtator të vitit 2017 i kishte kërkuar Nezës nëse mund t’i siguronte një sasi parash, të cilat ky i fundit ia dha përgjatë vjeshtës së atij viti në tre episode të ndryshme.
Por përveç Nezës, në akt-akuzë shfaqen dhe lidhje të tjera të ish zyrtarit të FBI-së me personazhe të tjerë nga Shqipëria, ku ai realizoi disa vizita, gjatë së cilave zhvilloi dhe takime me kryeministrin Rama. Së bashku ata u takuan më pas dhe në New York. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A