Një djali të ri, loja fshehurazi i shkoi keq pasi kontejneri ku ishte fshehur është transportuar me anije në një vend krejtësisht tjetër.
Djaloshi 15-vjeçar, i cili është identifikuar vetëm si Fahim, filloi udhëtimin pasi vendosi të fshihej në një kontejner transporti të anijeve ndërsa luante me shokët në Bangladesh, raporton metro.co.uk.
Pa e ditur ai, kontejneri në të vërtetë ishte i destinuar për të shkuar në Malajzi dhe kur filloi të lëvizte pas disa orëve të fshehjes, kuptoi se po shkonte në një vend tjetër – 3200 kilometra larg shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Kontejneri u largua nga Bangladeshi më 11 janar ndërsa pas gjashtë ditëve arriti në Portin Klang të Malajzisë. Fahimi gjatë kësaj kohe kishte mbetur pa ushqim dhe ujë.
I tmerruar dhe i uritur u zbulua përfundimisht nga stafi i portit gati një javë më vonë pasi u dëgjua duke kërkuar ndihmë.
Pamjet e Fahimit të çorientuar dhe dukshëm të lodhur duke dalë nga kontejneri janë shpërndarë në internet.
Ai shihet tejet i dehidratuar dhe konfuz gjersa ishte i rrethuar nga njerëz të panjohur. Ai ‘flet’ shkurtimisht me vendasit përpara se të vendosej në barelë dhe të dërgohet në spital për trajtime ku thuhet se është në një gjendje të mirë shëndetësore.
Ndryshe, policia njoftoi se rasti i Fahimit ka kaluar tek zyrtarët e imigracionit, në mënyrë që ai të mund të kthehet në shtëpi me të njëjtën anije. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJaponia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend