Kompania turke fiton tenderin e softuerit të inteligjencës së NATO-s, shkruajnë mediat në Turqi
Të gjitha selitë dhe bazat e NATO-s në botë do të sigurojnë rrjedhën e tyre të inteligjencës me softuerin që do të zhvillohet nën strukturën e industrisë turke të mbrojtjes, raporton Anadolu Agency.
Sipas informacioneve që ka siguruar AA, kompania Tregtare dhe Inxhinierike e Teknologjive së Mbrojtjes STM e cila prodhon sisteme inovative dhe kombëtare dhe e cila ka teknologji të lartë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare ka arritur një prej sukseseve më të rëndësishme në fushën e softuerëve të industrisë turke të mbrojtjes.
STM ka fituar dy tenderë të rëndësishëm që Agjencia e Komunikimit dhe Informacionit të NATO-s (NCI Agency) përgjegjëse për sigurimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të Komunikimit dhe Informacionit për vendimmarrësit dhe nivelin komandues të NATO-s hapi për drejtimin, grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e inteligjencës brenda fushëveprimit të Organizatës.
Si rezultat i vlerësimit për çmimin dhe mjaftueshmërinë teknike, NCI Agency preferoi STM në të dy projektet e hapura mes vendeve anëtare të NATO-s dhe në të cilat morën pjesë kompanitë kryesore të softuerit në botë.
Pas bisedimeve teknike dhe administrative të kryera, u nënshkrua marrëveshje mes STM dhe NCI Agency.
Do të zgjasë 3.5 vite
Me softuerin (programin) që STM do të zhvillojë në kuadër të projektit, ajo do të sigurojë drejtimin, grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e inteligjencës mes komandave të NATO-s.
Të gjitha selitë dhe bazat e NATO-s në botë do të kryejnë rrjedhën e inteligjencës përmes këtyre softuerëve që STM do të zhvillojë dhe modernizojë.
Projektet INTEL-FS, të cilat do të modernizojnë infrastrukturën e inteligjencës së NATO-s, janë planifikuar të zgjasin rreth 3.5 vjet.
Projektet në fjalë paraqiten si një nga marrëveshjet me përmasat më të mëdha që një kompani turke ka nënshkruar në total me NCI Agency.
Procesi i zhvillimit INTEL-FS do të jetë një projekt që përfshin të parat me teknologjinë që do të aplikohet dhe zgjidhjet që do të ofrojë.
Projektet mbartin cilësinë si projektet e para që do të shkruhen me mënyrën e programimit të shkathët (agile) për NATO-n.
Projekti do të zhvillohet dhe zbatohet mbi platformën e vetë të NATO-s.
Projekti i cili përfshin integrimin e të dhënave, do të jetë me bazë mikro-shërbimi, në strukturë të shpërndarë dhe që mund të zgjerohet.
“Do të arrijë suksese më të mëdha”
Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir ka thënë për AA se në këtë rrugë që kanë ndërmarrë në drejtim të objektivave për një industri të mbrojtjes plotësisht të pavarur, sot kanë arritur në nivelin për të transferuar aftësitë e tyre në fushën e softuerëve për institucione dhe organizata kritike ndërkombëtare.
STM, një nga kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes, duke fituar tenderin INTEL-FS, në të cilin marrin pjesë kompanitë kryesore të softuerit në botë, do të zhvillojë softuer për infrastrukturën e inteligjencës së NATO-s, tha ai.
“Uroj që projekti INTEL-FS, një nga projektet më të mëdha të eksportit që ka marrë Turqia nga NATO në fushën e softuerit, të jetë i dobishëm dhe i përgëzoj kolegët e mi që kontribuuan në projekt. Si rezultat i infrastrukturës që kemi krijuar në fushën e informatikës, ne jemi të kënaqur me rezultatet që kompanitë tona kanë arritur në arenën ndërkombëtare dhe besoj se sektori ynë do të arrijë suksese të mëdha edhe pas kësaj. Industria jonë e mbrojtjes do të vazhdojë të kontribuojë ndaj objektivave të eksportit të Turqisë me produkte dhe zgjidhje me vlerë të lartë të shtuar”, tha Demir.
“Softuerë shumë kritikë”
Drejtori i Përgjithshëm i STM, Özgür Güleryüz tha për AA se kompania është në prej kompanive në Turqi që ka bashkëpunuar për kohën më të gjatë me NATO-n dhe që ka siguruar zgjidhje, kryesisht në fushën e softuerit dhe industrisë së mbrojtjes.
Ai rikujtoi se më parë ata kanë dorëzuar Projektin Bërthamë të Integrimit të NATO-s (INT-CORE) i cili do të mbështesë në masë të madhe ndërgjegjësimin e situatës në të gjithë fushën e betejës, se kanë siguruar softuerët për njësitë e kontrollit komandues të vendeve të ndryshme në Afganistan dhe se këto aktivitete arrijë deri para 10 viteve.
“Nëpërmjet STM ThinkTech, ne prodhojmë softuer dhe shërbime konsulence për vendimmarrjen e NATO-s, veçanërisht në situata krize. Ne kemi realizuar eksportimin e këtyre në formën e paketave. Në vitin 2022 ne nënshkruam paketën e 5-të dhe të 6-të. Puna jonë më e madhe e nënshkruar me NATO-n, janë tenderët që fituam për infrastrukturën e inteligjencës së Organizatës, zgjidhjen softuerike që përbën mekanizmin që ne e quajmë sfond dhe ekranet dhe ndërfaqet para përdoruesve në plan të parë”, tha Güleryüz duke shtuar se: “Këto janë ndër projektet më të mëdha të marra nga NATO në fushën e softuerit në vendin tonë dhe janë projekte shumë të rëndësishme. Rrjedha e të dhënave të inteligjencës së NATO-s do të realizohet tani e tutje përmes softuerëve të STM. Të gjithë përdoruesit e NATO-s do të bëjnë hyrjet e tyre nga të gjitha njësitë në botë duke përdorur këtë softuer, softuer shumë kritik në këtë kuptim”.
Duk vënë theksin se softuerët në fjalë në aspektin teknik përmbajnë teknologjitë më të avancuara, Güleryüz shtoi se infrastrukturat që do të krijohen këtu do të mund të përdoren edhe për nevojat në fusha të ndryshme të vendit, por edhe do të përbëjnë një bazë për softuerët e NATO-s në të ardhmen.
“Në aspektin tonë është jashtëzakonisht kritike që jemi kompania që zhvillon këto teknologji dhe që i vë në përdorim për herë të parë këto”, tha Güleryüz. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
Zbulohen detaje të “pazarit” që kishte bërë Elon Musk në blerjen e Twitter
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Bie Viber, përdoruesit në mbarë botën raportojnë për probleme të shumta me aplikacionin
Apple po përgatitet për dominim të ri, çfarë po sjell për klientët
FIFA e re po vjen, por nuk ka lidhje me EA
Kompania tajvaneze TSMC do të punësojë 6,000 inxhinierë në 2023
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë