LAJMI I FUNDIT:

Në prag të publikimit të këngës së re, Rita Ora vjen me poza ‘të zjarrta’: Një epokë e re fillon tani

Në prag të publikimit të këngës së re, Rita Ora vjen me poza ‘të zjarrta’: Një epokë e re fillon tani
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, ka publikuar sot (e premte) këngën e saj më të re “You Only Love Me”.

Kënga gjendet e disponueshme në të gjitha shërbimet e transmetimit të muzikës, gjersa në orën 14:00 (sipas orës lokale) është planifikuar të publikohet edhe klipi.


E pak orë para se klipi të dalë, 32-vjeçarja i ngacmoi fansat e saj në rrjetet sociale duke publikuar disa fotografi ‘të nxehta’ nga klipi “You Only Love”.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Epoka e re fillon tani…’You Only Love Me’ është e disponueshme tani. Jam shumë krenare për muzikën e re për të cilën kam punuar dhe po vdisja ta ndaja me të gjithë ju! Ju dua shumë, faleminderit që jeni me mua”, shkroi Ora në mbishkrimin e fotografive.

Rita Ora tregon se si e zbuloi që Taika ishte mashkulli i duhur për të
Lexo po ashtu Rita Ora tregon se si e zbuloi që Taika ishte mashkulli i duhur për të

Me një “epokë të re”, Rita i është referuar faktit se kënga në fjalë është paraprijëse e albumit të saj të tretë në karrierë, i cili gjithashtu do të publikohet këtë vit.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo e ka përshkruar albumin e tretë si një “epokë të re”, pasi sipas saj do të jetë ndryshe nga albumet paraprake dhe për realizimin e tij ka bashkëpunuar me emra të famshëm nga e gjithë bota. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori