LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në vendkalimin kufitar Bllacë për të hyrë në Maqedoni

Kolona të gjata në vendkalimin kufitar Bllacë për të hyrë në Maqedoni

Mbrëmjen e sotme në vendkalimin kufitar Bllacë, në drejtim të Shkupit, janë paraqitur radhë të gjata veturash.

Radha e veturave që presin të kalojnë në drejtim të Maqedonisë është përmbi një kilometër dhe pritet më shumë se gjysmë ore.


Pritje ka vetëm në drejtim të Maqedonisë dhe jo anasjelltas.

Nuk është hera e parë që radhë të tilla paraqiten në këtë vendkalimin dhe më të shpeshta janë në orët e mbrëmjes në drejtim të vendit tonë.