LAJMI I FUNDIT:

Mbahen konsultime politike mes MPJD-së së Kosovës dhe MPJ-së së Mbretërisë së Belgjikës

Mbahen konsultime politike mes MPJD-së së Kosovës dhe MPJ-së së Mbretërisë së Belgjikës

Përmes një komunikate për media, MPJD-ja e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se përgjatë takimit, u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive  të të dyja vendeve dhe u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

Janë mbajtur konsultimet politike në mes ministrive të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Përmes një komunikate për media, MPJD-ja e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se përgjatë takimit, u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive  të të dyja vendeve dhe jo vetëm


“Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Marrëdhënie Bilaterale, ambasadorit Jeroen Cooreman, sot në Bruksel, u mbajtën konsultimet politike mes ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja shteteve. Përgjatë konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive  të të dyja vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për lehtësimin e mëtutjeshëm të këtyre zhvillimeve. Në takim u diskutua edhe për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës dhe u shpreh gatishmëri për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të mira”, thuhet në komunikatë.

Krahas kësaj, Zëvendësministri Ahmeti falënderoi ambasadorin Cooreman për mbështetjen e Belgjikës për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

Përpos të lartëcekurave, në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe situatën në rajonin e Ballkanit, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse mbi Ukrainën.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori