LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese i bën thirrje Kuvendit të RMV-së që të zgjedhë gjyqtarët e rinj

Gjykata Kushtetuese i bën thirrje Kuvendit të RMV-së që të zgjedhë gjyqtarët e rinj

Gjykata Kushtetuese sot i është drejtuar edhe një herë Kuvendit që të zgjedhë tre gjyqtarë, në mënyrë që Gjykata të funksionojë pa probleme siç e parashikon Kushtetuta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Apeli i mbetet Kuvendit dhe Këshillit Gjyqësor, të cilët duhet të propozojnë një nga gjyqtarët që një gjë të tillë ta bëjë sa më shpejt”, tha sot zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska.

Ajo përkujtoi se nga 7 dhjetori i vitit të kaluar, Gjykata ka funksionuar me gjashtë nga nëntë gjyqtarë për shkak të përfundimit të mandatit të gjyqtares Vangelina Markudova.


“Për të marrë një vendim të gjykatës duhen të paktën pesë vota pro. Gjykata është organ kolektiv ku çdo gjyqtar ka të drejtën e mendimit te tij, i cili mund të jetë i ndryshëm nga ai qe thonë kolegët që shpesh përballemi me një situatë ku propozimet nuk marrin shumicën sepse, për shembull, ndodh që tre gjyqtarë të votojnë “pro”, ndërsa tre nuk janë dakord me atë propozim, ose katër e mbështesin propozimin dhe dy janë kundër”, shpjegoi Belovska.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë. Kryetari e zgjedh Gjykatën nga radhët e gjyqtarëve për një periudhë trevjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje. Gjyqtarët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë nëntëvjeçare pa të drejtë rizgjedhjeje. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen mes juristëve të shquar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori