Përpos dëmeve në mbi 300 shtëpi banimi, vërshimet nga reshjet e shiut në komunën e Skenderajt kanë dëmtuar rëndë biznese të ndryshme. Në një fermë në Llaushë, kanë ngordhura mbi 10 mijë pula, ndërkaq në fshatin Klinë e Epërme një banor për RTV Dukagjini ka treguar se i janë shkatërruar të gjitha pajisjet për përgatitjen e bukës dhe për picerinë që kishte, e që vlera shkon mbi 35 mijë euro.
Në raftet që kanë qenë nën nivelin e ujit, nuk shpëtoi asnjë pulë e gjallë. Vërshimet që përfshinë fshatin Llaushë në Skenderaj, nuk e kursyen as këtë fermë të pulave.
Vetëm rendi i parë i pulave shpëtoi pa shkuar dëm. Sipas pronarit Liridon Geci, mbi 75% e pulave kanë ngordhur.
Liridon Geci, pronar i fermës në Llaushë ka thënë se “Në momentin kur kanë ndodhur vërshimet unë kam pasur në prodhim 15 mijë pula vojsë (që bëjnë vezë), prej tyre ka shpëtu një numër i vogël, diku rreth 2500 pula”.
Përpos pulave, uji ka përfshirë të gjithë makinerinë e fermës, për çka dëmet shkojnë në qindra mijëra euro.
Geci ka shtuar se “Diku rreth 200 mijë euro mund të jetë vlera e dëmeve që janë shkaktu këtu. Pa llogaritur infrastrukturën e objekteve që e ka dëmtu vërshimi”.
Fermeri Geci nuk është i vetmi që uji ia morri të gjithë biznesin me të cilin siguron jetesën. Fatin e njëjtë e ndanë edhe Murat Osaj nga fshati Klinë e Epërme.
Murati Osaj nga Klina e Epërme ka thënë se “Ne e kemi pasur një furrë edhe një doner-picerinë, por krejt mjetet që i kam pasur atje i kam fut këtu në podrum. Janë dëmtuar të gjitha, totalisht. Vlera e makinave për furrë është rreth 20 mijë euro, ndërsa për punën e picerisë makinat komplet të reja kanë kushtu 15 mijë euro”.
Lumi që kanë afër lagjes përpos dëmeve në biznese po rrezikon seriozisht të shemb edhe shtëpitë. Madje në disa që janë më afër rrjedhës së lumit shihen edhe themelet të cilat janë gërryer nga furia e vërshimeve.
Avdullah Bajraktaraj nga Klina e Epërme ka thënë se “Ajo brenda aty (shtëpija) është e krisur brenda, aty është e pabanueshme për momentin edhe nuk jeton askush aty tash. Se qysh po shihet që është edhe themeli është i lëshuam poshtë edhe është objekti i demolum i krisur”.
Përkundër vështirësive, mësimi në shkollën e fshatit ka nisur normalisht, por me mungesë të disa nxënësve nga fshatrat përreth.
Shefqet Avdiu, sekretar i shkollës fillore “Idriz Barani” ka thënë se “Në përjashtim të fshatit Kuqicë, dhe nga fshati Stermc nuk kanë mundur të vijnë fëmijët, për arsye se janë prishur urat. Mirëpo mund të ndodh edhe pak frikësimi i popullatës prej vërshimit kanë munguar disa nxënës edhe të Klinës së Mesme”.
Avdiu thotë se kanë biseduar me prindërit e këtyre fshatrave dhe që nga nesër pritet të rikthehen në mësim ata që munguan.
Përpos në fshatrat e Klinës, dhe Llaushë, vërshimet kanë përfshirë edhe fshatrat Aqarevë, e Kuqicë të Skenderajt, por që gjendje më e mirë nuk është as në qendër të qytetit./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare