LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Vërshimet shkaktuan situatë të rëndë në Mitrovicë, që nuk mbahet në mend

Hamza: Vërshimet shkaktuan situatë të rëndë në Mitrovicë, që nuk mbahet në mend
Mitrovica e vërshuar

Kryetari i Mitrovicës përmes një postimi në Facebook ka thënë se situatë e rëndë si ajo që ndodhi javën e kaluar në Mitrovicë, nuk mbahet në mend.

“Tash e disa ditë qyteti ynë Mitrovica dhe qytetarët tanë janë përballur me vërshimet të cilat kanë shkaktuar një situatë të rëndë e cila nuk mbahet në mend në Mitrovicë”.


Ai ka thënë se janë në terren gjatë gjithë kohës pranë qytetarëve me të gjithë akterët e institucioneve komunale.

“Fatmirësisht, e gjithë kjo situatë ka kaluar pa viktima dhe dëme në njerëz, por duke lënë pas vetes dëme materiale milionëshe, në infrastrukturë, pronë publike, ekonomi familjare dhe biznese”.

Pamje me dron pas përmbytjeve në Klinë
Lexo po ashtu Pamje me dron pas përmbytjeve në Klinë

Hamza shton se është bërë evakuimi i shumë familjeve, të cilat janë mbështetur me pako ushqimore, veshmbathje dhe strehim dhe tani janë në fazën e evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve.

“Gjatë këtyre ditëve jam në komunikim të vazhdueshëm me shumë organizata dhe institucione të cilat kanë shprehur gatishmërinë që të na përkrahin në mënyra të ndryshme”.

Ai ka shprehur falënderimet për të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë situatë të vështirë.

Të prekurit nga vërshimet, në pritje të kompensimit të dëmeve
Lexo po ashtu Të prekurit nga vërshimet, në pritje të kompensimit të dëmeve

“Dua të shpreh konsideratën më të lartë dhe falënderimin për të gjithë institucionet, klubin e zhytësve, qytetarët e vullnetit të mirë, operatorët ekonomik dhe organizatat jo qeveritare të cilat kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për ndihmë jo vetëm këto ditë por edhe gjatë ditëve në vijim. Kemi shumë punë për të rimëkëmbur qytetin tonë por ngadalë qytetit po i kthehet normaliteti dhe po bëhet pastrimi në secilin cep të qytetit. Bashkë do t’ia dalim”, deklaroi tutje Hamza./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori