LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e fundit nga turneu i CS:GO – BLAST Premier Spring Groups

Rezultatet e fundit nga turneu i CS:GO – BLAST Premier Spring Groups
(Foto: HLTV)

Gara në turneun e CS:GO në Kopenhagë sa shkon e bëhet më e nxehtë ku po garojnë disa nga skuadrat më të mira të botës.

Edhe ekipi ukrainas Na’Vi e ka nisur me fitore në Danimarkë pas fitores ndaj NIP, në anën tjetër Heroic ka fituar derbin danez.


B1t ishte lojtari kyç në fitoren e ekipit Na’Vi, ndërsa në ndeshjen e skuadrave daneze kemi parë një paraqitje të mirë nga device pas rikthimit të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=iBIzhSUEH9E

Ndërkaq për momentin është duke u zhvilluar ndeshje FaZe ndaj OG, dhe më vonë do të takohen skuadrat amerikane Complexity dhe Liquid në ‘Lower Final’.

Kujtojmë se ky turne është si një lloj faze kualifikuese për një turne tjetër ‘Spring Final’ si dhe çmimin prej 177 mijë dollarësh.

Më poshtë i gjeni rezultatet e ditës se djeshme:

Heroic 2 – 1 Astralis
Evil Geniuses 0 – 2 Vitality
Na’Vi 2 – 1 NIP

/Telegrafi/