Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar paraditen e së shtunës një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
I pyetur nga një qytetar se kur do të jetë protesta e ardhshme, kryedemokrati nuk dha një përgjigje por theksoi se kryeministri Edi Rama po përpiqet që të pengojë Partinë Demokratike që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të pranverës.
Berisha solli në vëmendje se para se gjykata të merrte një vendim më 25 mars, PD u detyrua që të futej në zgjedhje me një koalicion nën një emër tjetër. Por, shtoi ish-kryeministri, pas vendimit të 25 marsit, PD nuk ka asnjë arsye që të futet një zgjedhje me “zgjidhje të tilla ligjore”
“Edi Rama sot kontrollon 10% pushtetet se diktatori i fundit komunist në 1991. Rama përpiqet që të pengojë PD-në që të hyjë në zgjedhjet e 14 majit. Duke mbajtur peng vendimin e gjykatës me të cilin asnjë kryeministër në asnjë vend nuk duhet të ketë lidhje.
Më 25 mars, mori në shqyrtim dosjen e rithemelimit dhe gjeti gjithçka në përputhje me ligjet e vendit. Kemi marrjen peng të vendimit të gjykatës nga data 25 mars deri më sot. Ai do ta detyrojë PD-në të veprojë siç veproi para vendimit të gjykatës. Krijuam një koalicion dhe morëm emër tjetër. Pas vendimit të gjykatës nuk kemi më asnjë pengesë veç urrejtës së Ramës dhe qëllimit të tij antikushtetues”, tha ai.
Megjithatë, Berisha theksoi se PD nuk do të pengohet nga asgjë ndërsa shtoi se “protestat e fuqishme” do jenë një drejtim themelor me të cilin opozita synon të “ dridh themelet e regjimit.”
“Demokratët janë forca politike që udhëhoqi revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysin sistemin komunist, hodhi themelet e tregut në Shqipëri, realizoi demokraci funksionale të certifikuar nga ndërkombëtarët, anëtarësuan Shqipërinë në NATO, firmosën MSA, anëtarësuan Shqipërinë në Këshillin e Evropës, hoqën vizat dhe morën rekomandimin e BE për statusin kandidat.
Por mbi të gjitha, bënë avokatinë e çështjes kombëtare, e vërteta është se pavarësia e Kosovës u shpall në Tiranë nga presidenti Bush në vizitën e tij historike. Demokratët bënë gabime, por i korrigjuan ato. Ata ia dolën që qytetarët shqiptarë të kenë rrogat më të larta në rajon, edhe se bullgarët dhe rumunët.
Kjo trashëgimi fton çdo demokrat të qëndrojë fuqishëm. Protestat e fuqishme do jenë një drejtim themelor me të cilin ne synojmë të dridhim themelet e këtij regjimi të bazuar mbi krimin, vjedhjen dhe drogën”, citohet të ketë thënë Berisha. /A2/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij