LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pjesa e parë: Chelsea e dominoi Liverpoolin në Anfield

Mbyllet pjesa e parë: Chelsea e dominoi Liverpoolin në Anfield

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin që po luhet në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Pas vetëm tre minutash lojë, Blutë ia dolën të tundin rrjetën e The Reds, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Ishte Kai Havertz, ai që shënoi në portën e Liverpoolit në Anfield, mirëpo VAR-i reagoi për ta anuluar atë.


Edhe pas anulimit të golit, Chelsea vazhdoi ta dominonte Liverpoolin për numrin e rasteve për gol dhe posedimin e topit.

Ishte minuta e 32-të e takimit, kur transferimi i ri i londinezëve, Benoit Badiashile nuk ia doli ta mposhte Alisson Beckerin nga afërsia kur gjuajti me kokë.

Dy skuadrat u munduan deri në fund që të shënonin golin e epërsisë, por shkuan në pushimin mes pjesëve me rezultat të pandryshuar, 0-0. /Telegrafi/