LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për personin i cili ka sulmuar sekretarin e klubit bullgar

Prokuroria kërkon paraburgim për personin i cili ka sulmuar sekretarin e klubit bullgar
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Ohër propozim për caktimin e masës së paraburgimit për 24-vjeçarin nga Ohri, i dyshuar për veprën penale “lëndime të rënda të shkaktuar ndaj Hristijan Pendikov”, sekretar i klubit bullgar “Car Borisi i Tretë”.

Ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore nga Prokuroria Themelore Publike e Ohrit.

“Më 19 janar, në një kafe-bar në Ohër, i dyshuari i është afruar një tavoline ku ishte ulur një person, e ka goditur në kokë, i është drejtuar me fjalët “nuk të vjen turp të jesh bullgar” dhe është larguar.


Disa orë më vonë, kur viktima ka dalë nga lokali dhe ka qenë duke ecur drejt veturës së tij, i dyshuari së bashku me dy persona të tjerë të panjohur e kanë përgjuar dhe e kanë sulmuar duke e goditur në kokë dhe në trup dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda në rrezik për jetën”, thonë nga Prokuroria Publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori