LAJMI I FUNDIT:

Ish lojtari i Tottenham, Anton Walkes, ndërron jetë në moshën 25 vjeçare

Ish lojtari i Tottenham, Anton Walkes, ndërron jetë në moshën 25 vjeçare

Anton Walkes, që dikur ishte talenti i madh i Tottenhamit dhe kapiteni i ekipit të rinjve,  ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë që ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Walkes, 25 vjeç, vdiq pas një aksidenti në varkën e tij në Miami. Aksidenti në Florida të Jugut ndodhi kur dy varka u përplasën.

Lajmi u konfirmua nga të gjitha ish-klubet e tij, përfshirë Portsmouth, ku ai luajti mirë dhe Charlotte FC, klubi ku ai ishte nën kontratë deri në vdekjen e tij.


“Të gjithë në klub janë të tronditur nga vdekja tragjike e Anton Walkes. Ai ishte një djalë i shkëlqyer, baba, partner dhe shok skuadre, qasja e gëzuar e të cilit në jetë preku të gjithë ata që e takuan. Ai i bëri njerëzit përreth tij më të mirë. Ai do t’i mungojë shumë njerëzve, dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e Antonit gjatë kësaj kohe zemërthyese”, ka thënë pronari i Charlotte, David Tepper.

Walkes erdhi përmes akademisë së të rinjve të Tottenham, ku ai bëri debutimin e tij profesional në shtator 2016, kur luajti në një ndeshje kupe kundër Gillingham.

Pas Tottenhamit, ai luajti për Portsmouth, dhe më pas në vitin 2021 vendosi të kalojë në ligën amerikane të MLS dhe të luajë për Atlanta United dhe Charlotte./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Premier League
E kryer, Smalling braktis Romën dhe kalon në Arabi – klubi italian e gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

E kryer, Smalling braktis Romën dhe kalon në Arabi – klubi italian e gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Serie A
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori