LAJMI I FUNDIT:

Spike Chihuahua është zyrtarisht qeni më i vjetër në botë

Spike Chihuahua është zyrtarisht qeni më i vjetër në botë

Spike Chihuahua është zyrtarisht qeni më i vjetër në botë pasi ka arritur moshën 23-vjeçare.

I lindur në nëntor 1999, Spike, nga Ohio, SHBA, fitoi titullin prestigjioz më 7 dhjetor.

Ai është më i vjetër se kamerat e telefonit, Facebook, YouTube, raporton metro.co.uk.


Spike u gjet i braktisur në parkun e veturave të një supermarketi në vitin 2009 nga pronarja Rita Kimball.

Rita tha se Spike dukej shumë i lënë pas dore dhe ajo nuk mund të duronte ta linte pas, duke thënë se qeni, “u hodh menjëherë në veturë dhe u ul në ulëse, sikur të dinte se ku po shkonim”.

Pothuajse 14 vjet më vonë, pavarësisht se ishte pjesërisht i verbër dhe me vështirësi në dëgjim, Spike mbetet një anëtar i dashur i familjes.

Qeni më i vjetër i regjistruar ndonjëherë ishte Bluey, një qen bagëtish australian që jetonte në Victoria, Australi. Ajo jetoi për 29 vjet e pesë muaj dhe kishte një jetë aktive gjersa vdiq në vitin 1939. /Telegrafi/