LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan Walker në seancën e Kuvendit

Ambasadori amerikan Walker në seancën e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës plenare ku në rend dite është shqyrtimi i parë i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Në këtë seancë e cila po konsiderohet mjaft e rëndësishme për qytetarët po merr pjesë edhe ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Në seancë po marrin pjesë edhe gazetaret nga Ukraina, të cilat u nderuan me një duartrokitje nga deputetët. /Telegrafi/