LAJMI I FUNDIT:

Gara për shuplakën më të fortë, garuesit i deformohet fytyra dhe gjysma e kokës i ënjtet brenda sekondës nga goditja e fuqishme

Gara për shuplakën më të fortë, garuesit i deformohet fytyra dhe gjysma e kokës i ënjtet brenda sekondës nga goditja e fuqishme

Gara për shuplakën më të fortë nuk shkoi siç e kishte menduar një garues, në kampionatin që po mbahet në  Rumani.

Derisa po qëndronte në këmbë përballë kundërshtarit, atij për një moment iu deformua fytyra dhe brenda një sekonde i është ënjtur gjysma e kokës, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Sorin Comsa që pësoi goditje tejet të fuqishme në kokë nga kundërshtari – duke e detyruar të pauzojë paksa që të këndellet.


Nga goditja e fuqishme me shuplakë atij iu deformua fytyra dhe gjysma e kokës i është ënjtur, sikur të ishte rrahur me orë të tëra.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet dhe në masë të madhe po shpërndahet në të gjitha rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/Matysek88/status/1615093205279678470?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1615093205279678470%7Ctwgr%5Eba9d06cf883d9357e2c5d678445aa4bb96f16971%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fsport%2Ffootball%2Farticle-11643963%2FMan-left-disfigured-swollen-face-brutal-Slap-Fighting-championship.html