LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Me hyrjen e Alternativës në Qeveri, mundësuam fillimin e negociatave me BE-në

Ibrahimi: Me hyrjen e Alternativës në Qeveri, mundësuam fillimin e negociatave me BE-në

Dy vjet më parë partia e Afrim Gashit, Alternativa, solli vendim që të bëhet pjesë e Qeverisë. Nga kjo parti vazhdimisht deklarojnë se janë partia e parë shqiptare në histori që bëhen pjesë e qeverisë me një marrëveshje të nënshkruar e të publikuar. Por çfarë është përmbushur nga ky program gjatë kësaj periudhe kohore? Sekretari i kësaj partie Zeqirija Ibrahimi tha se dy pikat e para, si nisja e negociatave për në BE dhe mos shtrenjtimi i rrymës për vitin e kaluar janë plotësuar tërësisht, ndërsa po vijojnë të përmbushen edhe disa premtime tjera.

“Është bërë versioni final i dakorduar i letrës që do të shkojë në Komisionin evropian për rastet që dyshohet se kanë implikim politik dhe kjo është më çështje që do të duhet të kalojë në Qeveri meqë teksti i letrës është përfunduar. Në kuptim të ligjeve për përmbaruesit dhe për familje janë bërë amendamente dhe janë futur në procedurë kuvendore, gjithçka nga ana jonë është kryer dhe presim që edhe pjesa tjetër të nënshkruaj atë letër dhe të plotësojnë detyrimin e tyre”.

Ibrahimi për TV21 tha se AAA ka mundësuar dy shteteve, edhe Maqedonisë së Veriut edhe Shqipërisë, të hapin negociatat për BE.


“Sikur mos të futej Alternativa në vitin 2021 në Qeveri, as Maqedonia e Veriut, as Shqipëria, jo vetëm Maqedonia e Veriut, dy shtete nuk do të fillonin bisedimet për anëtarësim në BE. Vendimi i Alternativës, si të thuash në gjuhën e Neil Armstrong, një hap i vogël për Alternativën, por ishte hap i madh për Ballkanin”.

Alternativa ende po paguan çmimin në elektorat mbi vendimin për hyrje në Qeveri, vlerëson Ibrahimi. Ndërkaq i njëjti porositi partnerët e koalicionit që të mos sillen me përçmim ndaj këtij subjekti politik, meqë kanë luajtur rol të rëndësishëm në vitin 2021./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori