Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka kujtuar Gjergj Kastriot-Skënderbeun, në 555-vjetorin e vdekjes. Ai ka potencuar se Skënderbeu ende vazhdon të frymëzojë me historinë e tij.
“Skënderbeu ishte strategu ushtarak gjenial i cili me trupa ushtarake numerikisht të kufizuara, arriti t’u bënte ballë ushtrive të mëdha të forcës politike më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane. Skënderbeu ishte politikani që arriti t’i bashkonte në Lezhë (1444) në një aleancë politike dhe ushtarake, dinastët e shumicës së fisnikërisë arbërore, pasi kishin rënë me radhë nën vasalitetin ose dominimin e osmanëve. Diplomatët e tij si Pal Engjëlli, Gjergj Pelini dhe Gjon Gazulli por edhe vetë Skënderbeu, mbanin marrëdhënie diplomatike me Raguzën, me Republikën e Venedikut, me Janosh Huniadin e Hungarisë, me Papët e Selisë së Shenjtë në Romë si dhe me Alfonsin e Napolit dhe Aragonës, me të cilin lidhi Traktatin e Gaetës (1451). Siç është deklaruar edhe vetë si ‘mik i virtytit dhe jo i fatit’, Skënderbeu tregohej besnik ndaj aleatëve, aq sa për Ferdinandin I të Napolit, hyri në luftë me princat italianë (1461/’62) duke iu përgjigjur aleancës që kishte patur me të atin e tij, Alfonsin.”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se Skënderbeu ka krijuar praktika të mirëfillta të një formacioni politik shtetëror, sipas traditive mesjetare të kohës.
“Me vulën e madhe dhe vulën e vogël në korrespodencat që lëshonte kancelaria e tij si dhe me stemën heraldike dhe ushtrinë e tij, Skënderbeu krijoi praktika të mirëfillta të një formacioni politik shtetëror sipas traditive mesjetare të kohës. Ai vazhdoi të besonte se mund ta përballonte depërtimin osman në Europë madje edhe kur Kostandinopoja ra në duart e osmanëve (1453), edhe kur disa nga fisnikët arbërorë i bënin oponencë apo edhe kur nuk i vinin ndihmat e premtuara nga perëndimi. Shumë artistë dhe shkrimtarë nga Gentile Bellini te Spiro Xega, nga Antonio Vivaldi te Odhise Paskali dhe nga Henry Longfellow te Naim Frashëri, krijuan vepra artistike për Skënderbeun, kurse rilindasit shqiptarë e vendosën figurën e Skënderbeut në qendër të rrugës për kombformim. Përveç Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, sheshet e shumë qyteteve në botë mbajnë buste dhe shtatore të Skënderbeut, ashtu siç emrin e tij e mbajnë shumë rrugë, sheshe dhe shkolla. Autorë e studiues të shumtë shkruan biografi dhe libra për Skënderbeun, përmes të cilave mund të njihet jeta dhe historia e tij, qysh nga nga niveli i regjistrimeve të bashkëkohësve si Marin Barleti dhe Dhimitër Frangu, deri te studimet bashkëkohore historiografike nga Aurel Plasari dhe Oliver Jens Schmitt në kohën tonë. Lavdi heroit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit Skënderbeut për jetë e mot!”, ka shkruar tutje ai në Facebook.
Në Lezhë, më 17 janar të vitit 1468 ka vdekur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (63 vjeç), luftëtar, diplomat, burrë shteti, Heroi Kombëtar i shqiptarëve. Për Skënderbeun, vitet deri më 1468, kur ka vdekur, ishin rënduar me tensione, nga veprimtari e negociata jashtë dhe beteja pa pushim brenda vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Disa qytete do të marrin pajisje të reja zjarrfikëse nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale