LAJMI I FUNDIT:

Videoja e Kurtit për Ivanoviqin, Muja i LVV-së: Dje nuk ishte dita që të flitet për të këqijat e tij

Videoja e Kurtit për Ivanoviqin, Muja i LVV-së: Dje nuk ishte dita që të flitet për të këqijat e tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar sot pasi partitë politike opozitare kritikuan kryeministrin Albin Kurti, për videon lidhur me ish politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Muja në një postim në Facebook shkruan se të hënën ishte pesëvjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe nuk ishte dita kur flitet për të këqijat që ai i ka bërë, por për të keqen që ia kanë bërë atij.

Lexoni të plotë postimin e Mujës:


Dje ka qenë pesëvjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Nuk ka qenë dita kur flitet për të këqijat që ai i ka bërë, por për të keqen që ia kanë bërë atij. Dita e djeshme është dita kur tregohet qysh Beogradi i vret edhe ata që i kanë shërbyer Serbisë më herët.

Oliver Ivanoviq u pat dënuar me 9 vjet burg për krime lufte, të cilat me shumë gjasë i ka kryer, ndonëse procesi ndaj tij u kthye në rigjykim nga EULEX-i. Qartazi, Beogradi është frikësuar që Ivanoviq ka nisur të bashkëpunojë me EULEX-in dhe ai ka shumëçka që mund të tregojë.

Njëkohësisht, Ivanoviq e nisi pluralizmin politik te serbët në Kosovë duke kundërshtuar Listën Serbe. Këto duket se kanë qenë dy motivet kryesore që shpien në vrasjen e tij. Për këtë duhet të diskutohet tash.

Me vrasjen e Oliver Ivanoviqit pesë vjet me parë, sipas të gjitha gjasave, kemi humbur kundërshtarin më serioz të Listës Serbe dhe po ashtu një dëshmitar kundër Beogradit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori