LAJMI I FUNDIT:

Robert Aliaj: Nëse Kristi lidhet me Kejvinën, nuk është më djali im

Robert Aliaj: Nëse Kristi lidhet me Kejvinën, nuk është më djali im

Një nga banorët që këtë vit u bë pjesë e Big Brother VIP Albania është edhe Kristi Aliaj.

I njohur për publikun si pjesë e një emision të dashurisë, Kristi ka nisur të marrë vëmendje edhe në shtëpinë e famshme.

Përveç tjerash ai po shihet në një raport më të afërt me modelen, Kejvina Kthella, e cila së fundmi është kthyer në një prej personave më të komentuar të BBVA.


Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Por, ndonëse nga jashtë modelja ka kthyer publikun kundër saj me veprimet dhe sjelljen, Kristi është ai që po i qëndron pranë në pothuajse secilën situatë.

Kjo gjë duket që nuk i pëlqen babait të Kristit, artistit Robert Aliaj, i cili është shprehur se nuk do ta pranonte një lidhje dashurie të tij me modelen.

Roberit ka qenë i ftuar në një lidhje me Skype në emisionin“ABC e Mëngjesit”, ku deklaroi se nëse Kristi krijon lidhje me Kejvinën nuk do të ishte më babai i tij.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte: “Kjo është një femër që duhet respektuar’. E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e pranoi që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shokë, e thash që kam djalë, e thash në këtë term”, ka thënë Roberit.

"Kiara niveli më i lartë i edukatës", Arta Nitaj i del kundër mikeshës së saj, Kejvina Kthella?
Lexo po ashtu "Kiara niveli më i lartë i edukatës", Arta Nitaj i del kundër mikeshës së saj, Kejvina Kthella?

“Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fusë në shtëpi një tip të showbizit, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij showbizi sepse vetë kam qenë i showbizit, Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta ardhuroj, se sa kur heqin ndonjë gjë”, u shpreh tutje ai.

Kujtojmë që Kristi është në mesin e të nominuarave të kësaj jave dhe një prej tyre pritet të largohet sonte (e martë). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori