LAJMI I FUNDIT:

Një nënë nga Teksasi lindi binjakë – në ditë të ndryshme, në muaj dhe në vite të ndryshme

Një nënë nga Teksasi lindi binjakë – në ditë të ndryshme, në muaj dhe në vite të ndryshme

Binjakët nga Teksasi janë bërë lajm në mediat botërore pasi kanë lindur në mënyrë të jashtëzakonshme në ditë të ndryshme, muaj të veçantë dhe në dy vite të ndryshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mamaja Kali Jo Scott, nga Teksasi, SHBA, shkoi për lindje me vajzën e saj të parë binjake Annie Jo në orën 23:55 në natën e Vitit të Ri, ndërsa motra e saj Effie Rose “e ndoqi” vetëm pak minuta më vonë në orën 12:01 të ditës së parë të Vitit të Ri.


Babi Cliff mbeti i habitur pasi binjakët ishin parashikuar të lindnin rreth mesnatës, “por dyshja nuk prisnin që të dy të lindnin në vite të ndryshme”.

Fëmija i parë, Annie Jo, ishte fëmija i fundit i lindur në vitin 2022 në spital dhe motra e saj Effie Rose ishte fëmija i parë i lindur në spital në vitin 2023.

Annie dhe Effie kanë lindur të shëndetshëm. /Telegrafi/