LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti: Debati në BDI nuk është ndërprerë, por ka përfunduar

Ali Ahmeti: Debati në BDI nuk është ndërprerë, por ka përfunduar

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka folur sërish për përçarjet në partinë e tij.

Në “Klan Debat” ai tha se debati në BDI nuk është ndërprerë dhe se i njëjti ka përfunduar. Ahmeti tha se në këtë debat është prezantuar raporti i funksionarëve të BDI-së që kanë pozita në pushtetin ekzekutiv.

“Debati nuk është ndërprerë, debati në BDI ka përfunduar, dhe raporti është bërë. Ne dijmë çdo detaj, çdo veprim që është bërë nga ekzekutivi. Është raportuar çdo gjë në përpikmëri. Ka pasur vërejtje, mendime vlerësuese që janë përfshirë në raport”.


“Ka pasur edhe vlerësime jo argumentuese, p.sh. është thënë që përfaqësimi i drejtë në zonën e lirë të Tetovës nuk është as 2 përqind, ndërsa unë e thirra përfaqësuesin e kësaj zone dhe e pyeta se si është çështja e punësimit atje, ndërsa ai më tha se është 51 përqind”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ndryshe, ai sonte në Gostivar ka folur edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, ndërsa tha se popujve u duhen pajtim dhe jo luftë.

“Ballkanit Perendimorë i duhet pajtimi. Kjo do të ndodhë, edhe atë do të ndodhë sikur dita e sotme. Kishte skepticizëm edhe për anëtarësim në NATO, po edhe për Marrëveshjen e Ohrit. Për vlerat që duam t’i ndërtojmë të mos i kërkojmë fajtorët tek të tjerët, por t’i kërkojmë tek ne, ata i kemi, nga Struga deri në Likovë”, tha Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës

Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
​Aksident me fatalitet në Komoran, humb jetën motoçiklisti

​Aksident me fatalitet në Komoran, humb jetën motoçiklisti

Kronika e Zezë
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
E rëndë në Itali, 70-vjeçari shqiptar godet disa herë me thikë nusen e djalit

E rëndë në Itali, 70-vjeçari shqiptar godet disa herë me thikë nusen e djalit

Lajme
Kalo në kategori