LAJMI I FUNDIT:

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron shtim të reshjeve gjatë pasdites, nga e marta mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron shtim të reshjeve gjatë pasdites, nga e marta mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve
Vërshime në Pejë (20.11.2022)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se duke filluar nga sot pasdite (e hënë, datë.16/01/2023) dhe gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme (e martë e mërkure, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit.

Megjithatë IHMK konsideron se gjatë ditës së nesërme reshjet  do të përfshinë tërë vendin.

Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karakter të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave.


Në zonat urbane, në këto komuna sipas Institutit Hidrometerologjik mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjes dhe pastrimit të shtretërve të lumenjve dhe kanalizimeve.

“Kjo situatë pritet të ndikoj në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tij të djathta, Ibri etj”.

Ky informacion, në varësi të situatës hidrologjike, do të përditësohet nga IHMK dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori