LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i RMV-së, joefikas në javën e parë të punës

Kuvendi i RMV-së, joefikas në javën e parë të punës

Kuvendi vazhdon të mbetet gjysmë funksional dhe jo efikas në punën e tij. Në javën e parë të punës pas festave, institucioni ligjëvëns u përball me problemin e vjetër, atë të mungesës së kuorumit. Nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së thonë se shumica parlamentare nuk është e aftë të vetë organizohet.

“Ajo që është shumë interesante se edhe këto ditë e shohim se nuk ka seanca të caktuara të komisioneve dhe plenare caktuara dhe e pret momentin kur përsëri do të dalin dhe do ta akuzojnë opozitën se bllokon, e jo që ata nuk dinë të organizohen. Fakti se deputetët e shumicës nuk kanë besim mes veti në partitë e tyre të koalicionit dhe prandaj nuk marrin pjesë por edhe u parashtrojnë kërkesa të caktuara udhëheqësve të partive të tyre, për çka nuk ka kuorum, e kjo është arsyeja pse Kuvendi nuk punon ndërsa duket se nuk kanë forcë të vetë organizohen dhe konsolidohen për aktivitete të caktuara të cilat duhet të pasojnë”, deklaroi Nikolla Micevski, koordinator OBRM-PDUKM.

Ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët, thonë se Kuvendi për një kohë të gjatë ose nuk ka funksionuar ose ka funksionuar pjesërisht me ndihmën e opozitës.


“Janë pyetje që duhet seriozisht ti parashtrohen pushtetit, duhet ti shtrohen partive që përbëjnë shumicën parlamentare, a kenë numrat në Kuvend ose nuk i kanë. Nëse nuk i kanë duhet të dëshmojnë se cilët janë ata deputet të cilët nuk e mbështesin shumicën parlamentare dhe vetvetiu kjo implikon edhe pyetjen a ka Qeveria legjitimitet në Kuvend ose jo”, u shpreh Syria Rashidi, koordinator ASH.

LSDM thotë se nga java e që vjen Kuvendi do të fillojë me punë intensive.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori