LAJMI I FUNDIT:

Bisedë telefonike Osmani-Piç, Britania uron Maqedoninë për kryesimin me OSBE-në

Bisedë telefonike Osmani-Piç, Britania uron Maqedoninë për kryesimin me OSBE-në

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuart Piç, i cili e uroi për marrjen e kryesimit të OSBE-së, duke shprehur bindjen se Maqedonia e Veriut do të kontribuojë në forcimin e vlerave themelore të Organizatës dhe do të kontribuojë në ruajtjen e paqes rajonale, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare të Organizatës. Osmani, siç informojnë nga MPJ, i afirmoi angazhimet kryesore për prioritetet në të cilat do të fokusohet kryesimi ynë me OSBE-në, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen britanike.

Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar kanë marrëdhënie shumë të zhvilluara partneriteti, të cilat këtë vit shënojnë 30 vjet nga themelimi i tyre. Në këtë kontekst, Osmani falënderoi për përkushtimin dhe mbështetjen e fuqishme për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë, të cilin Mbretëria e Bashkuar vazhdimisht e demonstron në praktikë. Ai theksoi se tri dekadat e fundit të miqësisë dhe partneritetit janë pasqyruar më së miri me dialog intensiv dhe të rregullt politik dhe bashkëpunim të shkëlqyer tregtar dhe sektorial.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi situatën aktuale politike në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tema të tjera aktuale ndërkombëtare.


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori