LAJMI I FUNDIT:

Vogëlushi ftoi të gjithë miqtë në ditëlindjen e tij, por askush nuk i erdhi

Vogëlushi ftoi të gjithë miqtë në ditëlindjen e tij, por askush nuk i erdhi

Një baba me zemër të thyer ka publikuar një video në TikTok të djalit të tij duke bërë një festë ditëlindjeje ku askush nuk u shfaq. Djali donte të festonte me miqtë e tij me temën Spider-Man, por në fund u ul i vetëm në tryezën e zbukuruar dhe u hodh në trampolinë.

“Ai i ftoi të gjithë miqtë e tij në një festë dhe askush nuk u shfaq”, ka shkruar babai.


“Kaq, vitin tjetër do ta çoj në Disneyland”, përfundoi babai i zhgënjyer.

@justmemoo Thats it 1 like and I’m taking him to disneyland 😢 #fypシ #spiderman #birthdayboy #nonewfriends #StJudeDadPhotos #foryou ♬ Only Love Can Hurt Like This (Slowed Down Version) – Paloma Faith

Të shumtë janë komentuar në video dhe kanë deklaruar se edhe vetë janë gjendur në të njëjtën situatë, gjë që i ka thyer zemrat.

“Kjo i ndodhi djalit tim në ditëlindjen e tij të 5-të dhe nuk bëmë më kurrë festë”, thotë një person.

“Kjo është e trishtueshme. Na ndodhi edhe neve. Djali im ka një çrregullim të spektrit autik dhe askush nuk erdhi në ditëlindjen e tij të 3-të”, kujton një tjetër.

“Shpresoj se e keni marrë mësimin. Kjo është arsyeja që fëmijët e mi i dërgoj gjithmonë në ditëlindjet e fëmijëve të tjerë nëse janë të ftuar. Edhe nëse nuk e njoh familjen”, tregon i treti. /Telegrafi/