LAJMI I FUNDIT:

A keni dëgjuar për jogën Aerial? Mund të ushtroheni edhe gjatë varjes, shikoni se si

A keni dëgjuar për jogën Aerial? Mund të ushtroheni edhe gjatë varjes, shikoni se si

Joga Aerial ose joga kundër gravitetit, pra kjo është një mënyrë specifike për të praktikuar jogën në ajër

Ushtrimet bëhen me një rekuizitë specifike, në formë të një marame të madhe, e cila varet në tavan dhe u ndihmon ushtruesve që të qëndrojnë në ajër.


Çdokush që nuk ka probleme të caktuara shëndetësore mund të praktikojë këtë formë joge. Është e rëndësishme të gjendet intensiteti që ju përshtatet, transmeton Telegrafi.

Përfitimet e kësaj mënyre ushtrimi janë vërtet të shumta. Dihet gjerësisht se praktikimi i jogës pasuron jetën e përditshme dhe është ideale për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm, fizik dhe mendor. Ushtrimi me një copë pëlhure, ndërsa qëndron i varur në ajër, na lejon të përjetojmë stërvitjen edhe më intensivisht.

Materiali që përdoret zakonisht në këtë rast është mëndafshi.

Kjo metodë ushtrimesh ndikon në të gjithë trupin dhe është e rëndësishme që ta bëni nën mbikëqyrjen e një instruktori, veçanërisht në fillim. Duke marrë parasysh që është e nevojshme të mbaheni gjatë gjithë kohës nga mëndafshi, pjesa e sipërme e trupit do të aktivizohet kryesisht. Por duke qenë se është një program gjithëpërfshirës rekreativ, aktivizohen edhe grupe të tjera muskujsh në pozicione të ndryshme.

Ushtrimet e ndryshme të forcës, fleksibilitetit, ekuilibrit dhe koordinimit – sigurisht që do të shtrëngojnë, formojnë trupin dhe përmirësojnë qëndrimin, ndërsa kalimet nga një pozicion në tjetrin do të kontribuojnë në lëvizjen më të këndshme dhe elegancën e lëvizjes.

Si duket e gjithë kjo, shikoni videon në vazhdim:

alYoga #AerialKids #KidsYoga ♬ original sound – Ebaa Sabbagh

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Pesë mënyra për ta dalluar një mashkull me mungesë emocionale

Pesë mënyra për ta dalluar një mashkull me mungesë emocionale

Në çift
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori