LAJMI I FUNDIT:

Abuzimi 1.2 milion euro në Ministrinë e Financave në Shqipëri, lihet në burg Gjokutaj dhe dy drejtorët

Abuzimi 1.2 milion euro në Ministrinë e Financave në Shqipëri, lihet në burg Gjokutaj dhe dy drejtorët

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e Arrestit me Burg për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlin Gjokutaj dhe dy drejtorëve Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli.

Të tre zyrtarët e Ministrisë së Financave akuzohen se me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milion eurove.


Bëhet fjalë për një veprim të kryer nga ana e tyre në shtator 2022 kur ata vendosën të kompensojnë një qytetar për një godinë që ishte kompensuar më herët.

Shuma prej 480 milionë lekësh të vjetra që iu kalua shtetasit Ilir Thana vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit.

Përmes avokatëve por edhe vetë 2 të arrestuarit që ishin të pranishem nuk e kanë pranuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. /Telegrafi/