LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia në vlerë 13 milionë euro e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker bëhet ibret nga stuhia e ciklonit

Shtëpia në vlerë 13 milionë euro e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker bëhet ibret nga stuhia e ciklonit

Vetëm disa muaj pasi blenë shtëpinë e tyre në plazh në Carpinteria, Kaliforni, shtëpia e plazhit të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker është përfshirë nga stuhia e ciklonit.

43-vjeçarja Kardashian dhe 47-vjeçari Barker blenë shtëpinë në tetor për 14.5 milionë dollarë (13.3 milionë euro) nga legjenda Conan O’Brien, shkruan DailyMail.

Shtëpia gjithashtu shtrihet vetëm katër shtëpi më poshtë nga një enklavë tjetër e famshme në pronësi të Ashton Kutcher dhe Mila Kunis… por tani rrugët që të çojnë në shtëpitë e shtrenjta tani janë të mbuluara me baltë.


Nivelet e ujit pranë shtëpisë duket se kanë arritur mbi garazhin e shtëpisë, rrugët që të çojnë në shtëpi janë të mbuluara me baltë, duke e bërë të vështirë hyrjen dhe daljen e automjeteve nga zona.

Nuk ka asnjë tregues nëse Kourtney dhe Travis ishin në shtëpi kur goditi stuhia, ose nëse ka ndonjë dëm nga përmbytjet brenda shtëpisë.

Përpara se Kourtney dhe Travis të blinin shtëpinë, O’Brien rimodeloi ndjeshëm shtëpinë e plazhit të viteve 1950.

Shtëpia prej 2,100 metrash katrorë me dy dhoma gjumi dhe tri banjo.

Pajisje të tjera përfshijnë një ballkon të izoluar nga zëri, një garazhe me dy vetura me stacion karikimi për veturat ‘Tesla’ dhe një hapësirë të dedikuar për festa jashtë.

Hapësira e jashtme përfshin një kuvertë me pamje nga oqeani, e cila përmban gjithashtu shkallë private që zbresin në plazh.

Lajmi për blerjen e shtëpisë së Kourtneyt dhe Travisit erdhi pasi u zbulua se çifti i sapomartuar ende nuk jetonin së bashku, megjithëse ata jetojnë në të njëjtën lagje.

“Ne duam që fëmijët tanë të ndihen vërtet rehat dhe ata të dy kanë jetuar në shtëpitë e tyre gjatë gjithë jetës në pjesën më të madhe, dhe secili ka dhomat e tyre dhe ne jemi një bllok larg”, tha Kourtney në podkastin ‘Not Skinny Not Fat’.

“Kur fëmijët janë në shtëpinë e babait të tyre, unë qëndroj në shtëpinë e tij dhe ka ende netë kur do të qëndrojmë në shtëpitë e njëri-tjetrit në mes”, sqaroi Kourtney.

“Ngrihem në orën 6 të mëngjesit dhe shkoj me veturë çdo mëngjes, dhe më pas shkoj direkt në shtëpinë e tij dhe pi ‘matcha’. Ai e ka gati për mua”, shton ajo.

Kourtney dhe Travis u martuan në Santa Barbara në maj të vitit 2022, përpara se të bënin një ceremoni fetare në Portofino, Itali një javë më vonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori