Gjykata konfirmon: Komuna e Tetovës nuk ka bërë kërkesë për shpronësimin e tokës
Gjykata themelore e Tetovës ka konfirmuar pohimet e kreut të komunës së Tetovës Bilall Kasami, se për lëndën për eksproprijimin e tokës së një banori të Tetovës në fillim të vitit 1998, gjykimi ka përfunduar në fund të vitit 2016 dhe komuna e Tetovës nuk ka bërë ankesë. Bëhet fjalë për tokën që iu mor një banori për hapjen e bulevardit Iliria në Tetovë, për të cilën, edhe pse vlerësimi kishte qenë vetëm 50.000 euro, pala deri më tani ka tërhequr nga komuna mbi 1 milion euro, në emër të vonesave, shkruan “Alsat”.
“Ju njoftojmë se për lëndën PJK/ nr 150/15, është marrë vendim aktvendim më 04.11.2016, i cili është bërë i formës së prerë nga 23.11.2016 dhe ekzekutiv nga 10.01.2017, kurse komuna e Tetovës, nuk ka parashtruar ankesë për lëndën PJK/ nr 150/15”.shkruan në përgjigjen e gjykatës së Tetovës”, njoftojnë nga Gjykata e Tetovës.
Pas njohjes me këtë vendim, vit më parë, kreu i komunës Bilall Kasami, bën ankesë por edhe sqarim në gjykatën e Apelit në Gostivar. Por prej rreth një viti, nuk as përgjigje e as vendim. Kasami thotë se reagim nuk ka as për padinë e ngritur mbi dyshimet për krim të organizuar për këtë lëndë, në Prokurorinë e krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
“Ne kemi ngritur edhe padi kundër një grupi që ne dyshojmë se janë të organizuar për zhvatjen e parave të qytetarëve, i paditëm deri në prokurorinë për krim të organizuar dhe e njëjta është bërë në fillim të vitit 2022 por nuk kemi përgjigje nëse pranohet apo refuzohet”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Nga Gjykata e Apelit në Gostivar thonë se lënda e kërkuar, është kthyer në gjykatën themelore të Tetovës në vitin 2016, ndërsa nuk ka ankesë për të njëjtën më vonë. Sipas Kasamit, indikacioni për keqpërdorim fillon në vitin 2001, kur edhe pronari i tokës ndërron jetë dhe lënda tërhiqet nga gjyqi pasi nuk paraqitet asnjë trashëgimtar, ndërsa 14 vite më vonë, e njëjta ankimohet dhe i rikthehet gjykimit, me trashëgimtar të ri.
“Në vitin 2014, gjykata e apelit në Gostivar e informon për vendimin e gjykatës të vitit 2001 dhe aty me automatizëm ia japin të drejtën e ankesës. Bën ankesë pala në vitin 2014 dhe në vitin 2015 gjykata e apelit e anulon vendimin e gjykatës të vitit 2001 dhe nga këtu nis gjithë procesi”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Por, edhe pse e drejta e ankesës palës i është dhënë 14 vite më vonë, sipas ekspertëve të Ligjit, një lënde, i duhet dhjetë vite për vjetërsim të plotë total pas të cilës periudhë nuk mund të bëhet ankesë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur