LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Vjena ka qenë dëshmitar i negociatave të vështira dhe kompromiseve të dhimbshme

Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Vjena ka qenë dëshmitar i negociatave të vështira dhe kompromiseve të dhimbshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, në një konferencë për media

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në shtetin austriak pas takimit që zhvilloi me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer ka folur për marrëdhëniet e ngushta që ka Kosova dhe Austria si dhe mbështetjen që i ka dhënë ky shtet Kosovës atëherë kur ka pasur nevojë.

Kurti në një konferencë për media ka thënë se gjatë bisedës me kancelarin austriak ka folur edhe agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe ndikimeve keqdashëse të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.


“Kemi folur po ashtu edhe për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe i shpjegova kancelarit disa prej ndikimeve keqdashëse të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, përmes aktorëve të ndryshëm aty. Kosova menjëherë ka dënuar invadimin rus dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe i është bashkuar sanksioneve të BE-sa ndaj Rusisë. Kemi strehuar 12 gazetarë të Ukrainës të cilët janë bërë banorë të Prishtinës dhe kemi ofruar kushte pune për ta, po ashtu kemi ofruar që të strehojmë deri në 5 mijë refugjatë Ukrainës”, ka thënë Kurti.

Siç njofton Telegrafi, kryeministri po ashtu tha se e ka njoftuar kancelarin austriak edhe për punën e qeverisë së Kosovës si dhe për fuqinë punëtore.

“Po ashtu e njoftova dhe me qeverinë tonë llogaridhënëse, transparente, dhe me fuqinë tonë punëtore që është e re dhe e talentuar. Ka dhe më shumë hapësirë për bashkëpunim, investime ekonomike, shkëmbime tregtare. Pra folëm për atë se si të avancojmë marrëdhëniet tona bilaterale midis Kosovës dhe Austrisë në politikë, administratë e kulturë. Po ashtu e ftova që t’i bashkohet shumë delegacioneve ekonomike austriake në Kosovë këtë vit”, u shpreh ai.

Albin Kurti, kryeministër i Qeverisë së Kosovës

Kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij gjithashtu u shpreh se kjo është vizita e parë jashtë vendit për këtë vit.

“Kjo është vizita ime e parë zyrtare këtë vit dhe ku më mirë të fillohet se në qytetin e bukur të Vjenës. Austria është mike e afërt dhe partnere e afërt me Kosovën. Jemi të kënaqur që të qëndrojmë në këtë shteg të zgjerimit të marrëdhënieve tona në çdo aspekt tjetër. Megjithatë më pak se dy dekada më parë, ky qytet ka qenë dëshmitar i negociatave të vështira dhe kompromiseve të dhimbshme që përfundimisht çuan në Pavarësinë e Kosovës si dhe për një muaj do të shënojmë 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës sonë.

Diplomatë dhe aktivistët e kanë mbështetur Kosovën në kohë nevoje dhe sot janë zëri i arsyes në institucionet evropiane. Jemi shumë mirënjohës dhe është dëshmi e marrëdhënieve tona duke qenë se Austria është partnere në krahun tonë dhe jemi të sigurt që do të arrijmë qëllimin tonë si Kosovë”, tha ai, raporton Telegrafi.

Kurti theksoi po ashtu se do të vazhdojnë me agjendën e reformave, duke shtruar rrugën për anëtarësimin në BE.

“E vlerësojmë mbështetjen austriake për aplikimin tonë. Në bazë të vlerësimeve të pavarura, Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi ynë është që të jemi pjesë plotësisht e integruar e BE-së, pa përshpejtim e pa dyer anësore, por duke ndërtuar BE-në brenda vendit tonë, me popullin tonë. Dhe me një BE me të cilin ndajmë jo vetëm kontinentin por edhe vlerat e sundimit të së drejtës, demokracisë, pluralizmit politikë, paqes dhe prosperitetit. Po ashtu aspirojmë anëtarësim në Këshillin e Evropës”. /Telegrafi/  

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Kalo në kategori